Befasi e madhe, Allegri refuzon drejtimin e gjigatit evropian

08:55 | 03 Shkurt 2020

Të gjithë prisnin që pas largimit nga Juventus, Massimiliano Allegri të merrte drejtimin e gjigatit evropian, Barcelonës.

Trajneri italian Massimilliano Allegri ishte një nga pesë trajnerët që refuzuan mundësinë që të marrin postin e kryetrajnerit të Barcelonës, para se të bënte këtë Quique Setien, raporton gazeta spanjolle “AS”.

Sipas gazetës spanjolle, ish-trajneri i Juventusit ishte ndër kandidatët për të marrë postin e trajnerit të Barcelonës, pas shkarkimit të Ernesto Valverdes më 13 janar.

Mirëpo, Allegri e refuzoi këtë mundësi. Ky post i ishte ofruar edhe Xavit, Ronald Koemanit, Mauricio Pochettinos dhe Garcia Pimentas, por u refuzua po ashtu.

Raportohet se Allegri ishte kandidati i katërt i kontaktuar, pas Pochettinos. Allegri është ende i papunë, qëkurse u largua nga Juventusi në verën e vitit të kaluar.

Allegri, më herët gjatë javës, ka folur për të qenët i lirë. “Nuk po më mungon fare të qenët në bankinë, së paku jo tash, në këtë moment. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Allegri.

Komento: