Befasi e madhe, Villarreali e eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

23:03 | 16 Mars 2022

Villarreal është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve.

“Nëndetësja e Verdhë” ka arritur të shënnojë fitore bindëse në udhëtim ndaj Juventusit me rezultat 0:3.

Moreno ishte ai që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 78-të.

Shtatë minuta më vonë, Pau Torres dyfishoi epërsinë.

Krejt në fund, Danjuma shënoi nga penalltia.

Komento: