Befasi në formacionet e El Clasico

13:30 | 20 Mars 2022

Sonte zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e ligës spanjolle.

Me fillim nga ora 21:00, në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu” përballen mes vete dy nga skuadrat më të mira në botë, Real Madridi dhe Barcelona.

Ndonëse këtë sezon, objektivat e dy ekipeve nuk janë të njëjta, pritet që ndeshja të jetë e zjarrtë si çdoherë, shkruan Gazeta Express.

Diferenca prej 15 pikëve (me një ndeshje më shumë të luajtur) e bën Real Madridin favorit, marrë parasysh se ndeshja gjithashtu do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” i cili pritet të jetë i mbushur plot sonte.

Tashmë nga mediat spanjolle janë publikuar formacionet e mundshme për këtë takim.

Komento: