Befasia e janarit, Piatek transferohet atje ku askush nuk e kishte menduar

15:52 | 29 Janar 2020

Krzysztov Piatek pritet të largohet gjatë janarit nga Milan.

Interesim për të ka shprehur skuadra gjermane, Hertha Berlin.

Sipas Sky Sport Italia, ekipi gjerman i ka propozuar një ofertë 27 milionë eurosh plus bonuse ekipit italian.

Pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic, hapësirat për sulmuesin janë pakësuar, ashtuqë lojtari ka qenë mjaft i përfolur për një largim nga Rossonerët.

Sidoqoftë, lojtari ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbërt për një transferim të tillë.

Piatek u ble nga Genoa janarin e kaluar për një shifër prej 35 milionë eurosh, por paraqitjet e tij ishin larg pritshmërive sidomos këtë edicion.

Komento: