Befason Adrola Dushim, tregon arsyen pse po e mbështet me kaq forcë Luizin

22:49 | 22 Shkurt 2023

Luiz Ejlli është ndër personazhet më të komentuar të momentit në mbarë trojet shqiptare, ai poashtu ka thyer cdo rekord shikueshmërie në historinë e Big Brother në Shqipëri.

I njëjti po shihet e cilësohet si fitues i këtij edicioni pasi i njejti po gëzon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve gjithandej, i dal shumë herë në nominim ai ka dal më i votuari për të qëndruar në shtëpi.

Modelja Adrola Dushi ka zbuluar se është në anën e Luizit. E ftuar në “Wake Up”, ajo theksoi se po e pëlqen pasi nuk ka kaluar asnjëherë limitet njerëzore.

Ish-Miss Shqipëria shtoi se sivjet ai i ka dhënë kuptim Big Brotherit me të gjitha gjërat që ka bërë deri më tani.

Ndërsa sa i përket banorëve më pak të pëlqyer, Adrola në këtë mes përmendi Olta Gixharin, duke shtuar se nuk ka asgjë personale me të, por vetëm në kuadër të kësaj gare.

Komento: