Befason Barcelona, po e transferon ish-yllin e Real Madridit

21:50 | 27 Janar 2020

Duket se skuadra e Barcelonës ka një ‘befasi’ për tifozët e saj.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi që do të luante në pozitën nëntë

Sipas raporteve të fundit thuhet se Anil Murthy, agjenti i Rodrigos, është në kryeqytetin e Katalonisë për të diskutuar një transfer për ish sulmuesin e Real Madridit dhe Benficas.

Sipas Superdeporte, Valencia ka refuzuar disa propozime nga Barcelona përfshirë edhe marrëveshjen ku Moussa Ëague dhe Abel Ruiz si shkëmbim për lojtarin.

Valencia e vlerëson Rodrigon 60 milionë euro dhe e dëshiron menjëherë këtë shumë për të. Ai ka pasur 207 paraqitje për klubin prej që ai ju bashkua klubit duke shënuar 55 gola.

Komento: