Befason Barcelona, po tenton transferimin e ‘dështakut’ të Chelseas!

15:03 | 06 Janar 2022

Barcelona po synon që me çdo kusht ta sjellë në “Cam Nou” mbrojtësin aktual të Chelseat, Andreas Christensen.

“Mundo Deportivo” shkruan se interesimi i Barçës për danezin është rritur shumë.

25-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsen në verën e këtij viti dhe Barcelona po synon që të marrë si lojtar të lirë, pa pasur nevojë që të paguajë dëmshpërblim.

Christenseni nuk është i kënaqur me kushtet që ia ka ofruar Chelsea për vazhdimin e kontratës dhe në verë mund të largohet. Ai vlerësohet rreth 35 milionë euro.

Komento: