Befason Berlusconi, kërkon t’ia kthejnë Milanin

22:42 | 13 Tetor 2019

Berlusconi thotë se për të parë Milanin e madh sërish, duhet t’ia kthejnë klubin.

Silvio Berlusconi thotë se Milani mund të bëhet i madh sërish vetëm nëse ai merr përsipër klubin.

Ish-presidenti i klubit ka komentuar deklaratat e drejtorit aktual Ivan Gazidis se “Elliot Management” meriton më shumë respekt për shpëtimin e klubit nga bankroti dhe dërgimi në Serie D.

“Se si të kthehet sërish Milani i madh i së kaluarës, është e thjeshtë, por edhe e vështirë për ta bërë: Ia jepni klubin sërish Silvio Berlusconit”, ka thënë ai për “TeleLombardia”.

Berlusconi aktualisht është pronar i klubit Monza në Serie C.

Komento: