Befason Deliu-Kodra: Një zonjë nga Malisheva më tha nuk flas me motra për shkak të Kurtit

23:25 | 06 Qershor 2026
befason-deliu-kodra:-nje-zonje-nga-malisheva-me-tha-nuk-flas-me-motra-per-shkak-te-kurtit

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar në “Politiko” se një qytetare nga Malisheva i ka thënë se ndasitë politike kanë ndikuar edhe në marrëdhëniet familjare.

“Një zonjë nga Malisheva më thirri në telefon dhe më tha nuk flas me motra për shkak të ndasive politike. Ne jemi shqiptar dhe unë asnjëherë nuk e kam dëgjuar zotërinë Kurti duke folur për bashkim, për koordinim, për gjetje të zgjidhjes”, tha Deliu-Kodra.

Ajo e ka përdorur këtë shembull për të theksuar, sipas saj, pasojat që po sjell polarizimi politik në shoqëri dhe mungesa e dialogut mes palëve.

Komento: