Befason Luizi, zbulon tre banorët që do çonte në nominim nëse do t’i jepej mundësia

20:13 | 20 Shkurt 2023

Luizi, Kiara dhe Bledi janë tre banorët e nominuar kësaj jave nga Olta, e cila për shkak se fitoj një lojë, asaj iu dha si avantazh nga Vëllai i Madh të çonte tre persona në nominim.

Por ky nominim i Oltës, ka mërzitur jo pak Luizin, për shkak se mendon se Kiara mund të jetë e rrezikuar të dalë këtë të martë.

Gjatë një bisede me Beatin mëngjesin e sotëm ai zbuloi se cilët banorë do të zgjidhte nëse do të kishte mundësinë të çonte të nominim tre banorë.

Ndryshe nga të tjerët, Luizi tha se do çonte në nominim veten, Oltën dhe Armaldon. Por kujtojmë se kjo gjë nuk është e lejuar pasi nuk ke të drejtë të dërgosh veten në nominim.

Mbetet për t’u parë kur do i vijë radha Luizit për që të ketë të drejtën të nominojë 3 banorë.

Komento: