
Sulmuesi i Yllit të Barcelona, Luis Suarez ishte plot me fjalë të sjellshme për yllin e Interit,Lautaro Martinez.
Të dy lojtarët ka shumë të ngjarë të ndeshen kundër njëri-tjetrit kur Interi do të presë Barcelona në ndeshjen 6 të Ligës së Kampionëve, me Nerazzurrit që u duhen të tre pikët për të përparuar në fazat e nokautit, përcjell ORAinfo.
Uruguaiani kishte shumë gjëra të mira për të thënë për Lautaro Martinez, i cili tashmë është identifikuar si trashëgimtari i Suarez dhe numri i ardhshëm 10 i Blaugrana.

“Ai është një sulmues të ri dhe të talentuar. Në çdo rast, Lautaro është një sulmues i jashtëzakonshëm që po luan shumë mirë. Por ne nuk mundemi harrojmë që është në pronësi të Interit. Ajo që duket qartë është se ai po luan në nivele të larta këtë sezon”, ka përfunduar Suarez./ORAinfo/