Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Salah

21:59 | 29 Shtator 2019

Real Madrid raportohet se është gati për të dhënë përparësi në nënshkrimin e anësorit të Liverpool, Mohamed Salah verën e ardhshme.

Ndërsa ishte sugjeruar më parë që Los Blancos të lëvizte për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, është e paqartë nëse gjigantët spanjollë do të jenë në gjendje të bien dakord për kushtet me kampionët e Ligue 1, përcjell ORAinfo.

Sipas raportimeve në Spanjë, kjo ka rezultuar në një ndryshim të qëndrimit nga Real, i cili tani synon të përpiqet ta tundojë Liverpoolin për ta transferuar Salah.

Egjiptiani ka kontribuar me 75 gola nga 113 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa 27-vjeçari ka mbetur ende pak nën katër vjet me kontratën e tij në Anfield./ORAinfo/

Komento: