Mesfushori i Barcelona, Ivan Rakitic ka bërë Juventus destinacionin e tij të preferuar për transferim në janar, raporton Calciomercato.
Juventus, kanë qenë të etur për të nënshkruar mesfushorin kroat që nga vera dhe ende po e ndjekin atë,përcjell ORAinfo.
Ndërsa Inter janë gjithashtu në garë për ta nënshkruar atë, Rakitic ka vendosur që është Juve që ai dëshiron, por skuadra e Torinos duan të largojnë një nga mesfushorët e tyre aktual përpara se të bëjnë një transferim për të./ORAinfo/