Bëhet “nami”, zbulohet ekipi i ri i Aubameyang-it

15:18 | 02 Janar 2022

Aubameyang mund të ndryshojë skuadër.

Newcastle United i është afruar Arsenalit për disponueshmërinë e Pierre-Emerick Aubameyang, raporton Mirror,përcjell ORAinfo.

Magpies e duan sulmuesin gabon në bazë huazimi për blerje. Sulmuesi, të cilit së fundmi iu hoq kapiteni i Topçinjve, mund të transferohet në ekipin më të pasur në botë./ORAinfo/

Komento: