Behgjet Pacolli alarmon: Politika po i rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

14:14 | 03 Korrik 2024
behgjet-pacolli-alarmon:-politika-po-i-rrezikon-lojerat-mesdhetare-“prishtina-2030”

Behgjet Pacolli ka ngre alarmin se politika është duke i rrezikuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 që do të mbahen në Prishtinë.

Sipas Pacollit, politika po përpiqet të luajë rolin kryesor në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ai madje tha se këshilli organizativ i këtyre Lojërave, duhet të qëndrojë larg politikës, pasi që në të kundërtën rrezikohet që këto lojëra të anulohen.

“Në nivel ndërkombëtar po dëgjoj se në Lojërat Mesdhetare që janë planifikuar të mbahen në Kosovë në vitin 2030, politika po përpiqet të luajë rolin kryesor.Komiteti Olimpik duhet të ketë kujdes që këshilli organizativ të qëndrojë larg politikës, në të kundërt rrezikon që këto lojëra të anulohen”, shkroi Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Komento: