Bëhuni gati për dasmë, Genta po martohet!

22:04 | 21 Tetor 2021

Genta Ismajli, padyshim që kohëve të fundit është bërë femra më komentuar.

Që kur ajo pranoi lidhjen me biznesmenin turk, Usta, ajo gjithmonë ka qendër në vëmendjen e mediave dhe padyshim edhe të adhurueseve të saj, shkruan ORAinfo.

Muaj më parë përmes disa fotove u zbulua se ajo ishte shtatzënë, ani pse veç javë më parë çifti e konfirmoi këtë lajm, pasi preferuan ta mbanin larg syve të mediave.

Thuhet se ata janë në pritje të binjakëve, por një gjë e tillë ende nuk dihet saktë.
Por, të rejat nga Genta nuk përfundojnë këtu.

Përmes një video të shkurtë të postuar nga ajo në instagram, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të martohet./ORAinfo/

Komento: