Bëhuni gati, po ndodh shkëmbimi i madh në botën e futbollit

19:01 | 18 Dhjetor 2019

Juventus dhe Paris Saint Germain po shqyrtojnë një shkëmbim lojtarësh në afatin e ardhshëm të transferimit të janarit.

Raporti detajon se si Bianconeri janë të gatshëm të dërgojnë në Francë mesfushorin 25-vjeçar gjerman, Emre Can në Francë, për shkak të rolit të tij më të jashtëm në klub,përcjell ORAinfo.

Lojtari u la nga lista e lojtarëve të Ligës së Kampionëve të klubit, një veprim për të cilin u mërzit jashtëzakonisht shumë. Pavarësisht se ishte kontraktuar deri në vitin 2022, ai duket se ishte i destinuar të largohej nga klubi në janar.

Paris Saint Germain, të cilët janë të interesuar për të, tashmë kanë një lojtar në mendje për ta dërguar në Juventus në këmbim.

Ky lojtar është mesfushori argjentinas 25-vjeçar Leandro Paredes.

Mesfushori mbrojtës ka bërë 13 paraqitje deri më tani këtë sezon për klubin francez, por menaxhmenti i klubit do ta konsideronte Can si një azhurnim të Paredes.

Prandaj, marrëveshja e shkëmbimit do t’u përshtatet të dy klubeve në mënyrë perfekte./ORAinfo/

Komento: