“Bella Ciao”, Hysaj ende pa filluar mirë bën ‘skandal’ me Lazion, “çmenden” tifozët

12:13 | 18 Korrik 2021

Hysaj i nënshtrohet ritualit më klasik të transferimit.

Si një lojtar i ri i Lazios ai këndon, ndërsa ekipi është në darkë dhe ai këndon “Bella Ciao”, një këngë popullore e partizanëve që luftuan për çlirimin e Italisë nga nazifshazmi.

Shumë tifozë të Lazios nuk e pritën mirë këtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Çfarë nuk shkon? Asgjë, me sa duket. Çështja është se shumë njerëz nga Lazio nuk e pëlqyen zgjedhjen e këngës nga Hysaj.

“Bella Ciao”, kënga popullore e partizanëve që luftuan për çlirimin e Italisë nga nazifashizmi.

Performanca e mbrojtësit shqiptar ishte shumë bindëse: Hysaj – i cili kishte një celular në dorë për të lexuar mirë tekstin – këndoi me emocion.

Në rrjetet sociale, lojtari u vu menjëherë në shënjestër nga ifozët e Lazios.

“Nëse do të këndonit himnin e Romës ishte më mirë”, thotë një tifoz ndërsa dikush tjetër përpiqet të tregojë se si ai nuk e kuptonte se ku është: “Por a e dini që nuk jeni në Livorno?”.

“Ndoshta gjithçka prishet”, shkruajnë ndër të tjera në komente.

Komento: