Benfica kualifikohet në çerekfinale, eleminohet Ajax

23:03 | 15 Mars 2022

Benfica eliminon Ajaxin dhe kualifikohet në çerekfinale.

Benfica ka arritur fitore prej 1-0 si mysafir i Ajaxit në ‘Johan Cruijff ArenA’, në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në Estadio da Luz përfundoi me rezultat të barabartë (2-2) dhe pas ndeshjes kthyese në Amsterdam, skuadra portugeze vazhdon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Në minutën e shtatë të takimit, Dusan Tadic e futi topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa në mungesë të rasteve tjera konkrete në fraksionin e parë, skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Nga rastet e rralla të vendasve në gjysmën e dytë, ishte goditja me kokë e Antony pas harkimit nga Daley Blind që shkoi mbi portë.

Një harkim i ekzekutuar për mrekulli nga Alejandro Grimaldo u prit në zonë nga Darwin Nunez, i cili kërceu më lartë për të shënuar me kokë (77’).

Ky rezultoi goli i fitores dhe i kualifikimit të Benficas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në dëm të Ajaxit.

Komento: