Benzema mund të mungojë në “El Clasico”, probleme për Realin

19:38 | 15 Mars 2022

Probleme për Realin – Benzema mund të mungojë në “El Clasico”.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, duket është një dyshim përpara ndeshjes së “El Clasico” të së dielës me Barcelonën.

Francezi shënoi një dy golësh teksa “Los Blancos” mposhti Mallorca me rezultatin 3-0 , transmeton lajmi.

Megjithatë, në procesin e realizimit të golit të 22-të të sezonit në La Liga, 34-vjeçari sugjeroi se kishte pësuar një dëmtim në këmbë.

Edhe pse Reali kishte bërë të pesë zëvendësimet, Benzema tregoi se donte të tërhiqej, me shumë gjasa me një sy në ndeshjen e fundjavës.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti tha se “Karim nuk u ndje mirë pasi kërceu”.

Ferland Mendy dhe Rodrygo gjithashtu pësuan lëndime gjatë fitores ndaj Mallorca, derisa me këtë fitore Reali tani është 10 pikë përpara në krye të renditjes në La Liga.

Komento: