Bexhet Xheladini i LDK-së edhe zyrtarisht bëhet kryetar i Dragashit

10:50 | 16 Dhjetor 2021

Më në fund edhe Dragashi bëhet me kryetar.

Bexhet Xheladini është kryetari i ri i Dragashit, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Dragashit.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini (6,192 vota, 51.16%) ka fituar me 280 vota më shumë se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani (5,912 vota, 48.84%).

Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.

Komento: