Blerim Vela: Edhe tri vetura të djegura në Leposaviq

12:25 | 01 Prill 2023

Alarmon Presidenca: Edhe tri vetura të djegura në Leposaviq.

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka njoftuar se edhe tri makina të tjera me targa të Republikës së Kosovës janë djegur në Leposaviq.

Ai thotë se strukturat ilegale të Serbisë të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës tashmë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.

“Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela.

Komento: