Blero dhe Afrona po martohen, ky detaj zbulon gjithçka – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Blero dhe Afrona po martohen, ky detaj zbulon gjithçka

11:12 | 28 Dhjetor 2018

Vitin e ardhshëm na pret një dasmë e madhe.

Edhe pse vitni qe po e lëmë pas bëri bujë lajmi për dasmën e Blero Muharremit dhe Afrona Dika, e sidomos kur zbuluan datën e dasmës.

Megjithatë, fansat ende janë kurreshtarë të dinë edhe më shumë lidhur me martesën e tyre, e siç u mësua nga Blero dasma do të mbahet në shtator të vitit 2019 në Shqipëri, saktësisht në Shëngjin, shkruan rtv21.

Ndërkaq, për argëtimin e të pranishmëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkëlzen Jetishi.

Edhe pse ka shumë muaj nga dasma, çifti kanë filluar përgatitjet në mënyrë që çdo gjë të jetë sa më madhështore, e kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në Facebook.

Enon Turtulla, fotograf i “XL Films” ka publikuar një fotografi me çiftin, e mbishkrimi i saj është “Weddingday”. Ai për rtv21.tv ka konfirmuar se “XL Films” do të xhirojnë dasmën e Bleros me Afronën.

Turtulla gjithashtu ka treguar që në vitin e ardhshëm “XL Films” do të e xhirojnë dasmën e djalit të këngëtares së mirnjohur shqiptare, Remzie Osmanit.

Ky produksion ka bërë xhirimin edhe të dasmave të tjera të estradës si: Besnik Qakas, Marina Vjollës dhe Getoar Selimit etj. Flitet se dasma e Bleros dhe Afronës do të jetë një dasmë e madhe.

Komento: