Boban dhe Maldini nisin misionin, po e transferojnë 40 milionshin nga Benfica

12:31 | 27 Janar 2020

Javën e kaluar lindi ideja në selinë e Milanit për transferimin e një super talenti.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Benficas, Florentinon.

Calciomercato raporton se Boban dhe Maldini janë të prirur të mbyllin një marrëveshje për mesfushorin me tiptare mborjtëse të Benficas, përcjell ORAinfo.

Klubi portages është duke pritur një ofertë zyrtare nga ana kuqezi.

Oferta, nga pamja e saj, duhet të jetë një hua 18-mujore me detyrim për të blerë. Pala portugeze do 5 milionë për kredinë dhe një shlyerje të vendosur në 40 milionë euro.

Milani, nga ana tjetër, po mendon për shifra më të ulëta, duke qenë i vetëdijshëm se lojtari nuk është zgjidhja e parë në Benfica.

Mbetet për tu parë nëse mund të arrihet një marrëveshje midis dy palëve, megjithëse është e sigurt që Boban dhe Maldini po ëndërrojnë të nënshkruajnë me lojtarin gjatë janarit. /ORAinfo/

Komento: