Drejtuesit e AC Milan po mendojnë të bëjnë një lëvizje për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic në afatin kalimtar të janarit.
Corriere dello Sport raporton sot se sulmuesi nuk ka arritur të gjejë formën e tij që nga transferimi në Madrid në verë nga klubi gjerman Eintracht Frankfurt, përcjell ORAinfo.
Gazeta raporton se hierarkia e Milanit po mendon të bëjë një transferim në formë kredie për Joviçin në dritaren e transferimit të janarit, si një alternative për Zlatan Ibrahimoviç, i cili akoma nuk ka vendosë nëse do të transferohet në janar në ‘San Siro’. /ORAinfo/