BOLL MA, Gazidis jep lajmin e madh për tifozët e Milanit

22:19 | 28 Tetor 2019

Milan është duke kaluar në krizë që në këtë fillim të sezonit.

As largimi i Marco Giampaolos dhe ardhja e Stefano Piolit nuk e ka zgjidhur problemin.

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Milan ka humbur të dyja ndeshjet e fundit në Serie A, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, një fije shpresë për rikthimin e Milanit të dikurshëm e ka dhënë menaxheri i këtij ekipi, Ivan Gazidis.

Ai ka folur në një konferencë për meda për situatën aktuale të kuqezinjve.

Sipas tij, drejtuesit e Milanit, Elliott duan ta rikthejnë Milanin e madh.

“Elliott duan ta kthejnë klubin menjëherë në krye, ata nuk duan të presin 10 vjet. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndryshojmë qëndrimin tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne kemi një themel të fortë ekonomik i cili është shumë i rëndësishë”, ka thënë ndër të tjera Gazidis. /ORAinfo/

Komento: