
Lajme të tmerrshme vijnë nga Bolonja, pasi ka raporte që një fans i Milanit u godit me thikë jashtë Stadio Dall’Ara dhe është në gjendje të rëndë.
Sipas raporteve fillestare nga Sky Sport Italia dhe Il Messaggero, shpërtheu një përleshje midis mbështetësve të kuqezinjve teksa po dilnin nga stadiumi pas një fitoreje 3-2,përcjell ORAinfo.

Përkrahësi u godit me thikë në bark dhe u dërgua në Spitalin Maggiore në Bolonjë në gjendje të rëndë.
RAI Sport pretendon se tifozi tani është jashtë rrezikut, por gjendja e tij mbetet serioze./ORAinfo/