Bomba 907 kilogramëshe që u gjet në Merdare

23:09 | 08 Dhjetor 2021

Kjo është bomba 907 kilogramëshe që u gjet në Merdare.

Një bombë 907 kilogramëshe është gjetur sot në tunelin e hekurudhës në Merdare.

FSK-ja ka bërë të ditur se bomba peshonte 907 kilogramë, ndërsa është larguar rreziku nga EOD-së së FSK-së dhe KFOR-it.

“FSK eliminon një rrezik të madh, nga bomba 907 kilogramëshe Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka kionfirmuar për “Zërin” se me kërkesë të KFOR-it është mbyllur për një orë rruga në Merdare derisa është eleminuar edhe rreziku nga kjo bombë.

Me datë 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjestarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohëshem i qarkullimit të personave dhe automjeteve, per arsye se janë duke e bërë shpërthimin në menyrë të kontrolluar të një mjeti shperthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër largë pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Komento: