BOMBA E DITËS: Milanin po e blen grupi francez!

12:02 | 16 Nëntor 2019

Grupi francez i mallrave shumëkombëshe luksoze ‘LVMH’ është ende i interesuar të blejë gjigandët italianë të Serie A, AC Milan.

Grupi ishte i lidhur me blerjen e Milanit në fillim të vitit, por megjithatë ato raporte u mohuan më vonë nga zëdhënësi i grupit, raporton sot Corriere dello Sport, përcjell ORAinfo.

Por, sipas raportit të fundit, Kryetari dhe Shefi Ekzekutiv i LVMH, Bernard Arnault është ende i interesuar të blejë klubin me qendër në Milano për një vlerësim në rajon prej 960 milionë deri në 1 miliardë euro/

Grupi LVMH zotëron disa nga emrat më të mëdhenj në industrinë e modës përfshirë Louis Vuitton, TAG Heuer, Zenith, Bvlgari dhe Charles & Keith.

Kujtojmë që Milan është në krizë të rezultateve dhe ardhja e aksionarëve të rinj do të mund të ndikonte që klubi të rrish buxhetin për blerjen e yjëve të mdhënjë të cilët do të mund të rikthenin Milanin aty ku ishte vite me parë. /ORAinfo/

Komento: