Siç raportohet nga edicioni i sotëm i La Gazzetta Dello Sport, Milan ka të ngjarë të njoftojë nënshkrimin e Krzysztof Piatek të martën, përcjell ORAinfo.
Rossonerët tashmë kanë arritur një marrëveshje në parim me Genoa që peshon 40 milionq, ndërsa lojtari është caktuar të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë rreth 2 milionë euro në vit.
Negociatat mes dy klubeve do të rifillojnë pas ndeshjes mes të dy palëve të hënën.
Prandaj, e marta do të jetë dita për të zgjidhur detajet e fundit mbi marrëveshjen.
Nëse gjërat shkojnë sipas planit, atëherë Piatek mund të zyrtarizohet në të njëjtën ditë. /ORAinfo/