Bomba e ditës: Zidane mund të shkarkohet të shtunën? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bomba e ditës: Zidane mund të shkarkohet të shtunën?

12:09 | 12 Shtator 2019

Zinedine Zidnae nuk është duke kaluar një periudhë të mirë si trajner në Real Madrid.

Francezi u rikthye në detyrë më 11 mars por rezultatet në sezonin e ri nuk janë aspak pozitive.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Zidane i ka kreditë e kufizuara te skuadra e “Los Blancos”, transmeton lajmi.

E ardhmja e tij në Real Madrid është në dyshim pas bilancit aspak pozitiv në javët e para të edicionit të ri në La Ligë që ka shtuar dyshime se mund të ndodh që kryesia e klubit të vendos për shkarkimin e tij, shton “AS”.

Real Madrid ka humbur më tepër pikë se që ka fituar dhe kjo është një statistikë shqetësuese për tifozët dhe drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu.

Madje thuhet se nëse Real Madid e humb ndeshjen kundër Levantës këtë të shtune, ai pritet të shkarkohet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!