Milan është duke tentuar që ta bind sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviç që t’i bashkohet gjatë afatit të janarit.
Sulmuesi 38 vjeçar mbetet synimi kryesor i Milan, pasi ka pasur shumë vështirësi në fazën e sulmit në këtë fillim sezon.
Janari, pra, do të jetë shansi i tyre i madh për të provuar për ta rikthyer në ‘San Siro’ Ibrahimoviçin.
Megjithatë, Calciomercato raporton se mbrëmë kuqezinjve iu është ofruar edhe Giroud i Chelsea. Francezi është pas Abrahamit dhe Batshuayi në rend për të hyrë në lojë, duke pasur shumë pak hapësirë deri më tani, përcjell ORAinfo.
Prandaj, ai dëshiron të largohet nga Blutë në janar pasi Evropiani do të zhvillohet verën e ardhshme, dhe ai do të duhet të jetë i përshtatshëm për kombëtaren e Francës.
Sidoqoftë, transferimi i tij në Milan për momentin duket e pamundur, pasi ‘kuq e zinjtë’ kanë synime të tjera.
Drejtuesit e Milan për momentin janë duke menduar vetëm për transferimin e Zlatan Ibrahimoviç.
Për më tepër, Giroud dëshiron një kontratë dy vjeçare përveç një pagë shumë të lartë. /ORAinfo/