‘BOMBA’ PËR MAIGNAN! Fabrizio Romano zbulon të vërtetën: Al-Nassr me vendim të papritur

09:41 | 13 Gusht 2026

Zërat për një largim të mundshëm të Mike Maignan nga Milani në drejtim të Arabisë Saudite duket se po marrin një goditje të fortë.

Në orët e fundit është përfolur për një transferim të minutës së fundit të portierit francez, me Al-Nassr që ishte përmendur si një destinacion i mundshëm. Megjithatë, gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka dhënë një tjetër version të situatës, përcjell ORAinfo.

“Ka pasur shumë diskutime në orët e fundit për një largim të minutës së fundit të Mike Maignan. Është folur për Arabinë Saudite dhe një mundësi të lidhur me Al-Nassr”, deklaroi Romano.

Megjithatë, ai sqaroi se, sipas informacioneve të tij, klubi saudit nuk është në kërkim të një portieri.

“Sa i përket asaj që kuptoj sot, Al-Nassr nuk po kërkon portierë. Klubi saudit ka bërë një lëvizje në mesfushë, Samu Costa, dhe aktualisht nuk është duke negociuar për lojtarë të tjerë në përgjithësi. Al-Nassr na ka bërë të ditur se nuk është i interesuar për Mike Maignan”, shtoi Romano.

Në ditët e fundit, kapiteni i Milanit ka qenë në qendër të diskutimeve për disa arsye. Mungesa e tij në ceremoninë mortore të Franco Baresit dhe kërkesa për të zgjatur pushimet me katër ditë kanë nxitur spekulime rreth marrëdhënies së tij me klubin dhe të ardhmes në San Siro.

Megjithatë, deri tani nuk ka ndonjë indikacion konkret se Maignan është pranë largimit nga Milani. Përkundrazi, qëndrimi i Al-Nassr ndaj portierit francez duket se e zbeh ndjeshëm një prej skenarëve të përfolur në orët e fundit.

Maignan mbetet kapiten i Milanit dhe, në mungesë të një oferte konkrete, e ardhmja e tij në klubin kuqezi nuk duket se është në rrezik të menjëhershëm. /ORAinfo/

Komento: