Bora do ta zbardh nesër Kosovën

08:50 | 11 Dhjetor 2021

Në vikend priten reshje bore.

Sot dhe nesër në vendin tonë pritet të ketë reshje.

Reshjet gjatë ditës së sotme parashihen të përfshijnë gjithë territorin, derisa intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë vështirësi.

Të dielën reshjet parashihen të jenë në formë dëbore për shkak të masave të ajrit të cilat vijnë nga veriu i kontinentit dhe bashkë me këto ndryshime priten edhe ulje në fushat termike, kryesisht në vlerat e minimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Java e ardhshme parashihet me më pak reshje, por sa i përket temperaturave ato do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

Komento: