‘Bora mos të vrapojë pas burrave tjerë’, mamaja e Beatrixit “çmend” të gjithë me postimin e saj

20:06 | 16 Janar 2022

Ajo është nënë e njërës nga banoret e Big Brother Vip.

Mamaja e Beatrix Ramosajt ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një postim në rrjete sociale.

Postimi i shpërndarë nga ajo duket si një sulm i hapur ndaj moderatores Bora Zemani.

Antigone ka publikuar në Instastory komentin e një ndjekësje, e cila përgëzon familjen e saj. Ndër të tjera në koment përmendet edhe Bora.

“Bora Zemani duhet ta bëjë bashkë të birin me babanë e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë”, shkruhet në koment.

Ndonëse kjo nuk është shkruar nga e ëma e Beatrixit, fakti që ajo e ka shpërndarë pa e fshirë këtë pjesë, ngjall dyshimet. “Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Antigone krahas komentit.

Komento: