Bota e sportit e shokuar me tragjedinë në Shqipëri, ekipi i njohur bën apel për ndihmë

22:16 | 26 Nëntor 2019

Ngjarja në Shqipëri ka tronditur të gjithë.

Edhe bota e sportit në përgjithësi është shokuar me tragjedinë që po ndodh në Shqipëri.

Klube, futbollistë, basketbollistë e shumë të tjerë kanë reaguar për tërmetin që goditi Shqipërinë gjatë ditës së sotme, ku deri tani ka shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe qindëra të lënduarve.

Pas Milanit, Romës, Napolit dhe Fiorentin;s, tani ka reaguar ekipi tjetër italian Lazio – veçse këta kanë bërë edhe një apel, shkruan lajmi.
Ata në faqen zyrtare në Facebook kanë postuar kode bankare në të cilët njerëzit e vullnetit të mirë mund të ndihmojnë, që të solidarizohen me tragjedinë në Shqipëri.

”SS Lazio përkrahë Shqipërinë. Duke shprehur ngushëllimet të sinqerta, klubi raporton IBAN-in e mëposhtëm për të bërë dhurime për popullatën shqiptare të prekur nga tërmeti:

Banka Credins

Mbajtësi: Kontributi vullnetar i urgjencës

IBAN: AL2212110160000000000300003”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komento: