Buffon tregon kur do të pensionohet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Buffon tregon kur do të pensionohet

21:08 | 09 Tetor 2019

Siç duket portieri i njohur nuk e ka ndërmend të largohet nga fusha e gjelpër.

Gianluigi Buffon ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet akoma nga futbolli profesionist.

41-vjeçari nuk është duke treguar shenja ngadalësimi dhe sot u shpall ambasador i vullnetit të mirë i OKB-së për Programin Botëror të Ushqimit, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Buffon foli për karrierën e tij dhe tregoi pse u kthye në Juventus nga Paris Saint-Germain.

“Me të drejtë, në fillim disa njerëz ishin të hutuar që unë e pranova rolin e ri, por unë e kuptova se klubi i vetëm ku do të pranoja të isha zgjedhja e dytë ishte Juventusi. Kisha të drejtë”, tha Buffon.

Kur Roberto Mancini sugjeroi se do t’i jepte mundësinë atij ta luajë një ndeshje lamtumirëse me Italinë, Buffon kishte ide të tjera.

“Unë e falënderoj Mancinin, i cili gjithmonë ka qenë i mirë me mua. Nëse Federata dhe Mancini e kishin ketë ide, unë do ta pranoja në momentin që do të vendosja për t’i dhënë fund karrierës”, shtoi ai.

Por Buffon nuk e ka për ngut, pasi ai synon një titull tjetër në Serie A me Juventusin nën udhëheqjen e trajnerit të ri Maurizio Sarri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!