“Bye” PSG, Neymar po largohet

19:19 | 25 Tetor 2019

Neymar mund të largohet nga PSG.

Nuk ka qenë një verë e lehtë për Neymar dhe PSG dhe duket se pas dëshirës së brazilianit për t’u larguar nga klubi francez vjen episodi i radhës.

Sipas “Le Parisien”, klubi do ta kishte vlerësuar rinovimin “yllit”, por tani negociatat janë ngadalësuar. Leonardo ishte gati të niste kontaktet për rinovimin e kontratës me O’Ney, por dëmtimi i fundit i 27-vjeçarit, që do ta mbajë 4 javë pushim, e ka detyruar klubin parizien të dyshojë.

Kontrata e Neymarit përfundon në vitin 2022, por te PSG janë dyshues nëse me të vërtetë ia vlen të vësh bast për një lojtar, i cili, përveç se ka shfaqur hapur dëshirën për t’u larguar, ka gjysmën e ndeshjeve që nuk luan që kur mbërriti nga Barcelona, për shkak të dëmtimeve dhe sanksioneve të klubit.

Nëse këtij realiteti i bashkëngjitet rritja e madhe e Kylian Mbappé, rreth të cilit është projektuar e ardhmja, largimi i Neymarit verën e ardhshme duket i pashmangshëm.

Komento: