Canhalogu flet për të ardhmen e tij, ka një lajm të mirë për tifozët ‘kuq e zi’

13:00 | 11 Shtator 2019

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu foli në fund të fitores së Turqisë kundër Moldavisë për të ardhmen e tij në Milan.

Lojtari 25-vjeçar turk u bashkua me kuqezinjtë në 2017 nga Bayer Leverkusen, por ka luftuar që të vendoset plotësisht në Milan, raporton Calciomercato, përcjell ORAinfo.

I kontraktuar deri në vitin 2021, Calhanoglu ka bërë 93 paraqitje për kuqezinjtë, duke shënuar 13 gola dhe siguruar 24 asistime në klub, duke shënuar më pak seç pritej pas tre sezoneve mbresëlënëse me Leverkusen.

“Më duhet të shikoj përpara, unë jam duke luajtur për Milanin, e di që jam një lojtar me cilësi dhe do të punoj edhe më shumë për tu përmirësuar”, ka thënë mesfushori turk.

Ai ishte përfolur për largimin e tij nga Milan gjatë transferimeve të verës, por kjo nuk ndodhi.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Milan kanë pasur të drejtë kur ja kanë besuar edhe një sezon mesfushorit të njohur për të qëndruar në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: