Capital T shfaqet i rrethuar nga femrat, i reagon Adrola Dushi

00:01 | 17 Gusht 2020

Capital T po vazhdon të jetë një prej këngëtarëve më të përfolur në publik.

Reperi i njohur Capital T ka publikuar këtë të dielë një foto i rrethuar nga femra, një prej të cilave i është ulur në prehër. “Ku me majt distancë hajt”, ka shkruar ai krahas fotos.

Fotoja në fjalë ka ndezur rrjetin dhe ka marrë komente të shumta, ku nuk ka munguar një nga modelja Adrola Dushi.

“Bravo Lab”, ka komentuar ajo me të qeshura, ndërkohë që Capitali i është përgjigjur: “Krizë globale”.

Përgjatë ditëve të fundit dyshja janë përfolur për një lidhje. Adrola ishte protagonistja kryesore e këngës “C’est La Vie” por fansat janë të mendimit se mes tyre mund të ketë diçka më shumë.

Komento: