Cavani-Atletico Madrid, ky është lajmi i fundit

20:34 | 27 Janar 2020

Atletico Madrid nuk e ka ndërmend të heq dorë ngë Edinson Cavani.

Sulmuesi i Paris Saint Germain duket se do të largohet nga Ligue 1, për të shkuar në drejtim të kampionatit elitar të futbollit spanjoll.

Atletico Madrid është skuadra që ka shfaqur interesim për lojtarin, por akoma nuk ka diçka konkrete.

‘RMC Sport’ shkruan se Atletico nuk kanë bërë akoma ofertën e dytë për yllin e PSG, transmeton lajmi.

Gjiganti spanjoll ka parë një ofertë të reefuzuar, përkundër spekulimeve se lojtari dëshiron transferimin.

Klubi tashmë po pret që të nis ofertën e dytë, duke shpresuar që të finalizojë marrëveshjen në ditët e fundit të merkatos.

Komento: