Çekët kështu festuan kualifikimin në EURO 2020

10:21 | 15 Nëntor 2019

Kështu e festuan çekët kualifikimin në EURO 2020.

Kombëtarja e Çekisë është bërë vetëm skuadra e nëntë që ka siguruar pjesëmarrjen në EURO 2020, pas fitores 2:1.

Çekët kanë një pjesëmarrje të rregullt në Kampionatet Evropiane, që nga viti 1996.

Kualifikimi në Euro 2020 pas fitores ndaj Kosovës, është festuar në mënyrë masive nga çekët në dhomat e zhveshjes.

Federata Çeke e Futbollit e ka postuar një video në sajtin e saj zyrtar, ku shihen futbollistët çekë duke festuar pasi e siguruan një vend në Euro 2020.

Përveç Çekisë, pjesëmarrjen në Euro 2020 e ka siguruar edhe Anglia nga grupi A.

Komento: