Challandes flet pas disfatës nga Anglia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Challandes flet pas disfatës nga Anglia

23:15 | 10 Shtator 2019

Pas disfatës nga Anglia, ka folur Bernard Challandes.

Tekniku zviceran e ka marrë përvete përgjegjësinë e humbjes, por duke u shprehur tejet krenar me pjesën e dytë që e zhvilluan futbollistët e tij.

‘’Nuk ishte gola të lehtë [të anglezëve], ishin gola të mrekullueshëm. Luajtëm përballë një ekipi të jashtëzakonshëm, kundër njëri ndër ekipeve më të mira në botë. U përpoqëm të bënim gjithçka, kishim topin, humbëm topin, por Anglia kishte efikasitetin”, tha ai.

‘’Nuk ishte problem taktika mbrojtëse, ishte vetëm çështje loje. Mund të kemi pësuar gola për shkak të gabimeve të tjera, kemi bërë gabime të pafalshme. Në fund ky është rezultati dhe normalisht nuk jam i kënaqur”.

”Normalisht unë e marrë përgjegjësinë, pasi i kam thënë skuadrës se duhet ta provojmë dhe përballë kishim një skuadër perfekte”.

”Ne mund të bëjmë më mirë, pasi ky ishte një rezultat që më surprizoi sepse nuk e kam pritur që Anglia të shënonte në kundërsulme”.

”Ishte e vështirë për ne, duhet ta analizojmë. Ne kemi dëshiruar të luajmë pavarësisht kë kemi pasur kundërshtarë dhe duhet të jemi krenar për pjesën e dytë që e zhvilluam”.

”I thashë futbollistëve të mos dorëzohen pas pjesës së parë dhe ata nuk u dorëzuan”, deklaroi Challandes.

Komento: