Challandes zbulon se cili lojtar bëri gabime të mëdha

21:45 | 17 Nëntor 2019

Kosova pësoi humbje të thellë sonte nga Anglia.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se futbollisti Ibrahim Dresheviq ka bërë gabime të mëdha gjatë ndeshjes me Anglinë.

Ndeshja Kosovë-Angli u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe përfundoi me rezultat 0:4 në favor të mysafirëve, njofton Klan Kosova.

“Kam parë gjëra të mira dhe duhet ta mbajmë motivin. Ka qenë një efikasitet i lartë. Ata shënojnë nëse u krijohet hapësira. Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrë diçka pozitive”.

“Ibrahim Dreshieviç është imazhi i ekipit. Ai bëri ndeshje të mirë, por edhe gabime të mëdha. Kemi mësuar shumë gjëra ne këto kualifikime. Të martën do të shkojë në Shkup për ta studiuar situatën”.

Komento: