Champions League, ky është goli më i bukur i javës

18:31 | 20 Shtator 2019

Champions League solli gola të shumtë.

Champions League u rikthye këtë javë duke luajtur ndeshjet e para. Sfidat e para u mbyllën me shumë surpriza, ku disa prej skuadrave të mëdha nuk fituan.

Ditën e sotme UEFA Champions League ka zgjedhur golin më të bukur të javës. Goli i Cuadratos ndaj Atletiko Madrit është zgjedhur si goli më i bukur. Kolumbiani goditi fortë brenda zonës me majtën duke shtangur portierin Oblak.

Në listën për golin më të bukur ishin edhe Di Maria, Edson Alvares i Ajax, dhe Lucas Moura me Tottenham.

Komento: