Chelsea dështon me Higuainin, tani ka këtë synim

23:43 | 04 Janar 2019

Transferimi i një sulmuesi duket se është qëllimi kryesor i Chelseas.

Maurizio Sarri mund të provojë të nënshkruaj me sulmuesin e Ëest Ham, Marko Arnautovic, pasi marrëveshja me Gonzalo Higuain po dështon.

“Blutë” thuhet se dëshirojnë me çdo kusht nënshkrimin me argjentinasin si zëvendësues të Alvaro Moratas, raporton “Bleacher Report”.

Spanjolli ka ngecur të gjej formën e tij që kur kaloi në “Stamford Bridge” në 2017. Njësoj si Morata, në krizë po kalon edhe Olivier Giroud.

Në anën tjetër, Arnautovic ka shënuar shtatë gola këtë sezon në Premierligë, më shumë se Morata dhe Giroud së bashku.

Komento: