Chelsea merr vendim për Silvan

20:12 | 03 Janar 2022

Qendërmbrojtësi Thiago Silva do të jetë pjesë e Chelseat edhe për sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Premier League ka njoftuar të hënën se Silva e ka rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij edicioni.

Ai e ka vazhduar bashkëpunimin me Chelsean edhe për një vit dhe do të jetë pjesë e ekipit deri në verën e vitit 2023.

“Të luash për Chelsean është një kënaqësi e vërtetë. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të jem pjesë e këtij klubi të madh edhe për tri vjet dhe jam shumë i lumtur që do të qëndrojë edhe për një vit”, ka thënë Silva 37-vjeçar.

Silva iu bashkua Chelseat në vitin 2020 si lojtar i lirë dhe këtë edicion ka regjistruar 22 paraqitje.

Komento: