Chelsea mposht Lille, kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

23:29 | 16 Mars 2022

Chelsea ka shënuar fitore edhe në ndeshjen kthyese ndaj Lille, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi fituan me rezultat 2:0 në “Stamford Bridge”, “Blutë” morën fitore edhe në ndeshjen si mysafir me rezultat 1:2.

Ndeshja nisi më mirë për Lillen, që gjeti golin përmes Yilmaz, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (38).

Pas golit të pësuar, Chelsea nisi të dominoi në posedim dhe në fundin e pjesës së parë, barazuan rezultatin përmes Christian Pulisic që shënoi pas një asistimi të shkëlqyer nga Jorginho (45+3).

Fitoren, Chelseas ia siguroi kapiteni Cesar Azpilicueta duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Mason Mount (71′).

Kështu, Chelsea kalon tutje, ndërsa kundërshtarin në çerekfinale do e mësojë pas hedhjes së shortit këtë të premte.

Komento: