Chelsea po mban në skuadër yllin që e duan skuadrat e mëdha

17:38 | 19 Dhjetor 2019

Olivier Giroud mund të mbetet edhe më gjatë pjesë e skuadrës së Chelseas.

Sulmuesi francez ka mundësi që do të qëndrojë në Londër deri në fund të sezonit

Olivier Giroud mund të mbetet në Chelsea deri në fund të sezonit, shkruan e përditshmja italiane “Tuttosport”, përcjell Express.

Milani dhe Interi kishin shprehur interesim për sulmuesin francez, i cili është i pakënaqur në Londër pasi nuk po ka hapësira të mjaftueshme për të luajtur.

Ish-futbollisti i Arsenalit po shpreson që ta bindë trajnerin Frank Lampard për më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit.

33 vjeçari mund të largohet nga “Stamford Bridge” vetëm në verën e ardhshme.

Momentalisht, tek “Blues” po luajnë rregullisht sulmuesit tjerë, Tammy Abraham dhe Michy Batshuayi.

Komento: