Chelsea tregohet e pamëshirshme, e merr këtë vendim ndaj Lukakut!

11:20 | 04 Janar 2022

Chelsea tregohen të rreptë – gjobë gjysmë-milioni për Romelu Lukaku

Romelu Lukaku do të gjobitet për intervistën e tij të dhënë për ‘Sky Italy’.

Ylli belg ka nxitur reagime të shumta me deklaratat e tij për dëshirën që të kthehet tek Inter, dhe pakënaqësitë e tij me sistemin e Thomas Tuchel.

Lojtari dhe trajneri kanë biseduar dje me njëri-tjetrin dhe thuhet se janë dakorduar që të vazhdojnë në paqe aventurën te Chelsea.

Megjithatë ‘La Reppubblica’ shkruan se Lukaku do të gjobitet gjithsesi për deklaratat e tij.

Chelsea do ta gjobisë Lukakun me 500 mijë euro për deklaratat e dhëna për ‘Sky Italy’.

Kjo tregon një ashpërsi të madhe të ‘Bluve’ ndaj jo-profesionalizmit të Lukaku.

Komento: